I tha vendit “Maqedoni” jo “Maqedoni e Veriut”, Ministria e Jashtme rregullon “gabimin” e Davkova-s

Nga A2 CNN
13 Maj 2024, 12:39 | Ballkani

Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut është përpjekur që të rregullojë gabimin e (pa)qëllimshëm të presidentes së re, Gordana Davkova e cila e quajti vendi i “Maqedoni” dhe jo “Maqedoni e Veriut”. Në reagimin e bërë, Ministria e Jashtme i bën thirrje Davkova që të respektojë marrëveshjen e Prespës, pasi në të kundërtën cenohet rruga e vendit drejt integrimit Europian.

Në reagim vihet theksi se marrëdhëniet Greqi-Maqedoni e Veriut kanë qenë në një nivel jashtëzakonisht të lartë të dialogut politik, e për rrjedhojë bëjnë thirrje që kjo punë nuk do duhet të zhbëhet.

“Ministria e Punëve të Jashtme konfirmon vendosmërinë e vendit për respektimin pa mëdyshje të dispozitave kushtetuese, si dhe të të gjitha obligimeve të ndërmarra ndërkombëtarisht si respektimi i plotë i Marrëveshjes së Partneritetit Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, e njohur si Marrëveshja e Prespës.

Gjatë shtatë viteve të fundit, dy vendet fqinje kanë zhvilluar një nivel jashtëzakonisht të lartë të dialogut politik, i cili ka rezultuar në një rritje të shumëfishtë të bashkëpunimit ekonomik dhe në ndërtimin e marrëdhënieve pozitive midis dy popujve. Këto përfitime rezultuan në pranimin e vendit në NATO, hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, si dhe përmirësimin e Partneritetit Strategjik në një Dialog Strategjik me Shtetet e Bashkuara.

U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe veçanërisht të zgjedhurve shtetërorë të jenë vigjilentë. Ruajtja e rrugës euroatlantike të vendit përfaqëson një interes themelor strategjik dhe garantues të sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë të vendit”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos