Kryediplomati britanik: KFOR duhet të jetë më i fortë e i guximshëm

Nga A2 CNN
1 Maj 2024, 21:03 | Ballkani

Kryediplomati britanik: KFOR duhet të jetë më i fortë e i

Sekretari për punët e jashtme në Britaninë e Madhe David Cameron, gjatë një raportimi ne dhomën e Lordëve foli edhe për Kosovën. Pasi u pyet nga ish sekretari i pergjithshem i NATO-s Lord George Robertson mbi praninë ushtarake në rajon ai kërkoi që KFOR të tregohet më i fortë dhe i guximshëm.

“Kam qenë në Kosovë dhe kam kaluar pak kohë me KFOR-in. Pasi u ktheva kontaktova Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe i thashë se duhet të punojmë më shumë me KFOR-in, që të jetë më i fortë dhe më i guximshëm,”  ishin fjalët e Cameron.

Ky i fundit theksoi po ashtu se roli ushtarak i Britanisë së Madhe në Ballkanin perëndimor mbetet i fokusuar tek KFOR. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos