Arben Taravari reagoi në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut që për Ligjin për përdorimin e gjuhëve të ketë seancë përgatitore.
Taravari shkruan se ky vendim tregon se shteti po ecën përpara.
“Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese që nuk e pezulluan gjuhën Shqipe, duke treguar se ky shtet po ecën përpara! Ju të tendës shfrytëzoni kohën për reformim, reflektim dhe lini tendat për cirk”, shkruan Taravari. (A2 Televizion)