Mexhiti shpall fitoren në Çair: Sonte fituan shqiptarët, Ali Ahmeti të shkojë në pension

Nga A2 CNN
19 Tetor 2025, 21:55 | Ballkani

Mexhiti shpall fitoren në Çair: Sonte fituan shqiptarët, Ali

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka shpallur fitoren në zgjedhjee kësaj të diele duke e cilësuar rezultatin si një moment historik për shqiptarët dhe fundin e një epoke politike.

“Sot me zemrën plot dua të them se fituan shqiptarët dhe një klasë politike u pensionua”, deklaroi ai, duke theksuar se Çairi “mbrojti nderin dhe dinjitetin e shqiptarëve”.

Sipas tij, kjo fitore shënon lindjen e një realiteti të ri politik që sjell ndryshim dhe përfaqësim të ri për komunitetin shqiptar. “Është fitore e një klase politike që erdhi për të sjellë ndryshim dhe po e bën këtë ndryshim real”, tha Mexhiti, shkruan A2 CNN.

Në fund, kandidati i VLEN-it i dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë kundërshtarit të tij politik, Ali Ahmetit: “Është koha të shkosh në pension.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos