“Në kohë të vështira kemi Rusinë”, Vuçiç flet me Putin: Moska na mbështet pa kushte

Nga Rosalba Bejdo
7 Mars 2025, 20:06 | Ballkani

Serbët do të kenë gjithmonë mbështetjen e Rusisë. ishte ky mesazhi që mori presidenti Aleksandër Vuçiç nga homologu Vladimir Putin, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar këtë të premte.

Përballë presionit të paprecedentë nga protestuesit brenda vendi, lideri serb tha se Moska mbështet legjitimitetin e Qeverisë së zgjedhur në Serbi dhe se gjithmonë e ka mbështetur entitetin Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë.

Vuçiç tha se ka diskutuar me presidentin rus lidhur me situatën në Serbi dhe rajon, por edhe për çështje të tjera të rëndësishme, përfshirë arritjen e një marrëveshjeje të re për gazin me Rusinë dhe për çështjen e sanksioneve amerikane ndaj industrisë së naftës të Serbisë, raporton A2.

Ai po ashtu tha se është konfirmuar takimi i tij me Putinin në Moskë më 9 maj. Sipas Vuçiç banditë të organizuar nga jashtë po organizojnë protestat kundër tij.

Telefonatën mes të dyve e ka komentuar edhe zv.kryeministri Vulin, i cili theksoi se në kohë të vështira Serbia ka gjithmonë ndihmën e pakushtëzuar dhe vëllazërore të Rusisë, shkruan A2.

Sipas tij, revolucioni me ngjyra në Serbi dhe hakmarrja kundër Dodik, janë pjesë e një grushti shteti që synon përmbysjen e presidentit Vuçiç dhe të gjithëve në botën serbe që e mbështesin atë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos