Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal në Beograd të Serbisë, ku si pasojë e një sulmi me armë ka mbetur e vrarë një grua 51-vjeçare dhe janë plagosur 4 persona të tjerë.
Sipas mediave serbe, autori doli nga një furgon i bardhë i ndaluar përpara lokalit, shkruan A2.
Ai u fut brenda dhe qëlloi me armë. Më pas, u largua sërish me furgonin e bardhë. Nga të shtënat mbeti e vrarë gruaja 51-vjeçare.
E plagosur ka mbetur një grua tjetër 42-vjeçare dhe tre burra të tjerë të moshave 59, 33 dhe 29 vjeç.
Njëri nga burrat e plagosur raportohet të jetë bashkëshorti i viktimës.
Çifti dyshohet që të jenë viktima të pafajshme. Policia ka rrethuar zonën, ndërsa i gjithë Beogradi është nën alarm dhe janë ngritur postblloqe të shumta për të arrestuar autorët. (A2 Televizion)