“Regjimi i Kurtit bëri gabim strategjik fatal, duke i futur të gjitha vezët në një kosh, pra duke mbështetur demokratët në SHBA”.
Kështu shprehet ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriç, teksa flet për pritshmëritë pozitive që Beogradi ka me ardhjen e Trumpit në pushtet.
Në atë që duket të jetë një fushatë për të dëmtuar imazhin e Kosovës tek administrata e re në SHBA, Gjuriç tha se ishte kujdesur që të gjithë në Kongresin Amerikan të shihnin imazhet e grisjes së posterave të Trumpit në Kosovë.
“Të gjithë në ekipin e Trump panë njerëzit e Kurtit duke grisur posterat”, thotë Gjuriç.
Ai vlerësoi qasjen e ish të dërguarit të Trump, Richard Grenell që siç tha u përpoq të krijonte një lloj të ri marrëdhëniesh mes serbëve dhe shqiptarëve.
Sipas Gjuriç, hulumtimet tregojnë se serbët në Europë ishin më të favorizuarit për zgjedhjen e Trumpit dhe se ka arsye për të besuar se marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Beogradit do të përmirësohen. (A2 Televizion)