Tre persona, përfshirë një fëmijë 14-vjeçar, kanë mbetur të lënduar rëndë pas një përleshjeje me thika që ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen Çair të Shkupit.
Ngjarja u raportua në ora 19:48 në kryqëzimin mes rrugëve “Cvetan Dimov” dhe “Xhon Kenedi”, si pasojë e një keqkuptimi mes palëve të përfshira.
Në konflikt morën pjesë një djalë 14-vjeçar, si dhe dy persona të tjerë të moshës 18 dhe 64 vjeç, të gjithë banorë të Shkupit. Përleshja eskaloi deri në përdorimin e armëve të ftohta, përkatësisht thikave, ku të tre personat pësuan lëndime serioze.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum i Ohrit” dhe në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. (A2 Televizion)