Përmbyset varka në Danub, 11 persona në ujë, një i vdekur dhe 3 të zhdukur

Nga A2 CNN
6 Tetor 2025, 10:16 | Ballkani

Përmbyset varka në Danub, 11 persona në ujë, një i

Një varkë me disa persona u përmbys në lumin Danub pranë Baçka Palankës, në kufirin serbo-kroat, ku disa persona përfunduan në ujë.

Shërbimet e emergjencës nga Serbia dhe Kroacia janë në terren dhe po realizojnë një operacion për shpëtimin e njerëzve.

Siç raporton "Blic", në anijen që lundronte në Danub kishte 11 qytetarë, 10 shtetas kinezë dhe një shtetas serb, i cili supozohet se drejtonte mjetin lundrues.

Deri më tani, janë gjetur tetë persona, gjashtë shtetas kinezë u shpëtuan nga shërbimet kroate, ndërsa ekipet e shpëtimit nga Serbia gjetën një të mbijetuar dhe një trup.

Kërkimi për tre persona të tjerë të zhdukur është ende duke vazhduar. Patrullat e policisë, ekipet e emergjencës dhe njësitë e shërbimit kufitar të të dy vendeve janë të pranishme në terren. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos