Pirro Dhima, kandidat për eurodeputet me "Demokracinë e Re" në Greqi

Nga A2 CNN
22 Mars 2024, 09:59 | Ballkani

Pirro Dhima, kandidat për eurodeputet me "Demokracinë e Re"

Partia "Demokracia e Re" në Greqi ka shpallur 28 emrat e parë të kandidatëve të saj për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit.

Zbulimi i listës zyrtare do të bëhet menjëherë pas konferencës së partisë në një ngjarje speciale që do të zhvillohet mes 10 dhe 15 prillit.

Në listën e publikuar deri tani, të siguruar nga mediat greke, ndër emrat e propozuar bën pjesë edhe Pirro Dhima, ish-peshëngritës dhe zv.president i Federatës Botërore të peshëngritjes.

Ish-peshëngritësi Pirro Dhima dikur ka bërë bujë me deklaratat për origjinën e tij, duke thënë që është grek, i lindur në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos