Milan Radojçiç në kulmin e acarimit të situatës dhe kërkesës për të dënuar agresorët e sulmit në Banjskë, blen prona të reja në mes të Beogradit. Sipas një raportimi të detajuar të rrjetit të gazetarisë hulumtuese Birn në Ballkan, Radojçiç i ka blerë këto prona në bulevardin “Princi Aleksandar Kara-Gjorgjeviç” që thuhet se është një nga zonat më të preferuara në Beograd.
Parcelat, të cilat ndodhen pranë njëra-tjetrës, kanë një sipërfaqe totale prej më shumë se 12.000 metra katrorë.
Vlera totale e parashikuar e punimeve në të dyja godinat është rreth 5.6 milionë euro. Pas sulmit kundër Policisë së Kosovës më 24 shtator, Radoiçiçi dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Paralelisht me politikën, ai zhvilloi edhe biznesin në Serbi në fushën e ndërtimit dhe hotelerisë, duke fituar miliona të ardhura. Sipas një sondazhi të Radio Evropa e Lirë, tri kompanitë e ndërtimit të udhëhequra nga Radoiçiç deri në vitin e kaluar kanë fituar më shumë se 23.5 milionë euro në vitin 2023. (A2 Televizion)