Gjermania njofton se vendet e Ballkanit Perëndimor do të anëtarësohen shpejt në Bashkimin Europian. Kancelari Olaf Scholz tha se ka ardhur koha që kjo të bëhet realitet, 20 vite pas firmosjes së deklaratës së Selanikut.
“Takimi i sotëm i Këshillit Europian është i rëndësishëm dhe këtu ne do diskutojmë për çështjet qendrore të Bashkimit Europian. Një temë e rëndësishme është natyrisht zgjerimi i BE-së, me më shumë vende. Po angazhohemi që kjo të jetë e mundshme, në mes tjerash edhe për Ukrainën. Por është edhe diçka e rëndësishme që ne të ecim përpara, dhe që shtetet e Ballkanit Perëndimor, pas gati 20 vjetësh, shpejt të arrijnë të bëhen anëtare të Bashkimit Europian.
Po ashtu, që ne të arrijmë dhe në Moldavi dhe Ukrainë dhe që ky proces i anëtarësimit të vazhdojë më tutje. Kjo vlen edhe për Gjeorgjinë, sipas sugjerimeve që do të nxjerrë Komisioni Europian.” (A2 Televizion)