“Serbia në BE para vitit 2030”, Vuçiç: Luftë hibride kundër nesh

Nga A2 CNN
24 Tetor 2025, 18:46 | Ballkani

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç beson se ka shanse që Serbia të bëhet anëtare e BE para vitit 2030, ndërsa përmend çështjen e Kosovës si pengesën kryesore.

“Unë nuk mund dhe nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës” theksoi ai në një intervistë për radio televizionin publik serb, shkruan A2 CNN.

Vuçiç u shpreh optimist për pozicionin e serbëve në veriun e Kosovës, në 5 ose 10 vitet e ardhshme pas zgjedhjeve lokale. Ai shtoi se kishte përgëzuar listën serbe për rezultatin e pamundur, ku të gjithë të huajt kishin punuar kundër tyre veçanërisht ata në perëndim.

Sipas udhëheqësit serb një luftë serioze hibride po zhvillohet kundër vendit por ai si president kishte bërë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos