Fjalët e kryeministrit kroat, që garanton se marrëveshja ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën nuk ka karakter armiqësor, nuk e kanë qetësuar zemërimin që ka përfshirë Beogradin.
Ambasada serbe në Zagreb tha se kishte dëgjuar me kujdes deklaratat e Plenkoviç dhe se mbeteshin të përkushtuar për paqe e bashkëpunim rajonal. Por ajo rithekson zotimin për të mbrojtur me vendosmëri territorin dhe integritetin e Serbisë.
“Nëse kjo marrëveshje është vërtet zakonore dhe jo armiqësore siç pretendon kryeministri kroat, atëherë lind një pyetja, përse nuk u informua apo konsultua Serbia për një çështje që ndër të tjera prek edhe integritetin e Serbisë?”, pohon ambasada në reagimin e postuar në rrjetin social ‘X’.
Ajo shton më tej se marrëveshja shkel frymën dhe kuptimin e Marrëveshjes Nën-rajonale të Kontrollit të Armëve të vitit 1996, e cila synon të ruajë stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
“Ne refuzojmë gjithashtu përpjekjet për të paraqitur shqetësimet e justifikuara të Serbisë si ’kërkuese të armikut'. Një qasje e tillë nuk kontribuon në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë apo bashkëpunimin rajonal”, vijon me tej deklarata. (A2 Televizion)