Serbia tregon forcën më 20 shtator, Vuçiç: Parada, mesazh për agresorët e mundshëm

Nga A2 CNN
12 Shtator 2025, 15:15 | Ballkani

Mes protestave antiqeveritare dhe tensioneve politike në rajon, Serbia do të mbajë paradën ushtarake të pagëzuar si “forca e unitetit” më 20 shtator. Mes kritikave të opozitës që e sheh paradën si një demonstrim të forcës në kohë polarizimi të madh në shoqëri, Vuçiç tha se ajo nuk ka të bëjë aspak me ngjarje të ditës, shkruan A2 CNN.

“Është një dëshirë e jona për të shënuar një festë kombëtare dhe për të treguar se sa shumë ka përparuar ushtria. Njerëzit të shohin se ku kemi investuar para dhe sa më e fortë është Serbia se dje. Të shohin se mund të ndihen të sigurt”, tha Vuçiç. Ai e cilësoi paradën si një mesazh kundër agresorëve dhe kritikoi opozitën për sulmet ndaj ushtrisë serbe.

“Kjo histeri anti-serbe nuk është asgjë e re. Parada ushtarake vjen edhe në kohën e tensioneve të larta në Bosnje dhe Hercegovinë, për shkak të refuzimit të Republikës Sërpska për të pranuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në këtë vend, për t’ia marrë mandatin e presidentit të entitetit serb, Millorad Dodikut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos