Shërbimi i detyrueshëm ushtarak, Serbia një hap më pranë, qeveria mbështet propozimin

Nga A2 CNN
20 Shtator 2024, 20:11 | Ballkani

Qeveria e Serbisë ka nisur procedurat për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në vend, 13 vjet pasi e kishte hequr atë. Në një njoftim për media, qeveria serbe tha se ka miratuar një konkluzion, sipas të cilit, do të formohet një grup pune për “shqyrtimin e aktiviteteve dhe masave” për shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Ky vendim e mbështet propozimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili mori pjesë edhe në seancën e qeverisë të premten.

Vuçiç njoftoi më 14 shtator se kishte nënshkruar marrëveshjen për kryerjen e shërbimit të rregullt ushtarak për 75 ditë. Shërbimi ushtarak do të jetë i detyrueshëm për burrat, ndërsa vullnetar për gratë, sipas Qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos