“Të zbatohen masat e Vuçiç”, Serbia shpall Kosovën zonë në mbrojtje të posaçme

Nga A2 CNN
14 Shtator 2024, 20:39 | Ballkani

“Të zbatohen masat e Vuçiç”, Serbia shpall

Qeveria serbe miratoi së fundmi një konkluzion që urdhëron masa dhe reagim nga ministritë, për mbrojtje ligjore dhe socialo-ekonomike të serbëve në Kosovë, por edhe të interesave kombëtare të Serbisë.

Vendimi vjen një ditë pas masave që prezantuan nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në konferencën e tij të jashtëzakonshme për Kosovën.

Në një reagim pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Millosh Vuçeviç u shpreh se vendimi i ekzekutivit ka të bëjë pikërisht me pikat e veprimit që u prezantuan nga Vuçiç, shkruan A2.

Këto masa, përfshijnë kthimin e gjendjes para vendimeve të njëanshme të Qeverisë së Kosovës, shpalljen e Kosovës si zonë nën mbrojtje të posaçme sociale, përforcimin e mëtejmë i institucioneve serbe në Kosovë dhe që të mos lejohet mbyllja e tyre.

Sipas Vuçeviç kërkesa do t’i dërgohet Kuvendit serb për të shpallur të paligjshme të gjitha veprimet që janë në kundërshtim me marrëveshjet ndërmjet palëve negociuese, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos