Shpalli ''non grata'' diplomatin kroat, Zagrebi: Veprimi i Serbisë po destabilizon rajonin

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2023, 20:01 | Ballkani

Shpalli ''non grata'' diplomatin kroat, Zagrebi: Veprimi i

Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë paralajmëroi të martës se vendimi i Serbisë për ta shpallur si “non grata” sekretarin e parë të Ambasadës së Kroacisë në Beograd i përkeqëson marrdhëniet mes dy vendeve dhe destabilizon situatën në rajon.

Të hënën, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë e shpalli Hrvoje Shnajderin person të padëshirueshëm pasi siç tha i “i ka tejkaluar kufijtë e normave diplomatike”.

Ajo nuk ka dhënë ndonjë shpjegim tjetër. Kroacia e ka kundërshtuar vendimin e Serbisë duke thënë se nuk i pranon “arsyet për dëbimin e një diplomati të akredituar kroat”.

“Vendimi i lartpërmendur i Republikës së Serbisë paraqet një hap drejt përkeqësimit të marrëdhënieve të ndërsjella, si dhe destabilizimit të mëtejshëm të situatave të ndjeshme politike dhe të sigurisë rajonale në një kohë kur stabiliteti i Evropës Juglindore është i një rëndësie të jashtëzakonshme për të gjithë Evropën”, thuhet në njoftimin e Ministrisë kroate.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos