Stuhi shiu në Mal të Zi, raportohen 2 viktima

Nga A2 CNN
2 Korrik 2024, 18:05 | Ballkani

Stuhi shiu në Mal të Zi, raportohen 2 viktima

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një stuhie të fuqishme që goditi Malin e Zi me shira të dendur dhe erëra të forta.

Dhjetëra pemë u rrëzuan, teksa era mori me vete shezlongë plazhi, tjegulla dhe objekte të tjera të forta.

Sipas mediave malazeze, si pasojë e stuhisë ka humbur jetën një punëtor vinçit në një kantier ndërtimi si dhe një person që u godit nga rrufeja në Lushticë.

Sipas të dhënave nga stacioni meteorologjik i Barit, në momentin e stuhisë, fuqia e erës arriti në 200 kilometra në orë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos