Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, shënohet incidenti i parë, tentohet të vidhen fletët e votimit

Nga A2 CNN
7 Maj 2024, 18:45 | Ballkani

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, shënohet incidenti i parë,

Ndonëse në heshtje zgjedhore përpara zgjedhjeve të nesërme në Maqedoninë e Veriut për parlamentin dhe presidentin e ri, shënohet dhe incidenti i parë.

Ministria e Brendshme raporton se në stacionin policor në Bit Pazar është raportuar se tre persona kanë tentuar të hapin derën hyrëse dhe portën e objektit të Komunës së Çairit, ku ruhet materiali zgjedhor.

Të dyshuarit u larguan menjëherë pasi janë vërejtur nga punonjësi i policisë, i cili po ruante materialin zgjedhor dhe nuk kanë marrë asnjë gjë nga qendra zgjedhore.

Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe po punon për gjetjen e autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos