Një tërmet me magnitudë 4.5 Rihter është regjistruar në zonën detare përballë Kretës.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Greqisë, epiqendra e tërmetit ishte rreth 47 kilometra në jugperëndim të Palaiochoras, në prefekturën e Haniot, ndërsa thellësia fokale 20.6 kilometra.
Ndërkohë, kreu i OASP, Efthymios Lekkas, deklaroi për televizionin publik ERT se tërmeti ndodhi mbi një segment të harkut helenik dhe është ndjerë lehtë në zonën e Haniot. (A2 Televizion)