Politikanët izraelitë kanë debatuar rreth përpjekjeve për vendosjen e censurës, në lidhje me luftimet e vazhdueshme.
Sipas mediave të huaja, gazetarët që punojnë në Izrael veprojnë sipas ligjeve të censurës së vendit.
Në një deklaratë të kohëve të fundit, ministri i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir tha se mediat e huaja po “shkelnin” direktiva të tilla.
Gjatë luftimeve të fundit, Izraeli ka kërkuar që fotografitë e sulmeve t'i dërgohen një censori për miratim, shkruan A2 CNN.
Izraeli ankohet se fotografitë dhe raportimet shpesh zbulojnë vendet e sakta të sulmeve dhe në disa raste, materiale të ndjeshme.
Politikani i opozitës, Yair Lapid, kritikoi përpjekjet e censuruesit dhe qasjen e qeverisë, raporton A2 CNN.
Duke postuar në mediat sociale, ai tha: “Vendimi i tyre për të imponuar censurë gjithëpërfshirëse nuk do të jetë i zbatueshëm për sa kohë që njerëzit kanë telefona celularë me kamera dhe kjo thjesht po shtyp simpatinë që ka ekzistuar në botë gjatë javës së kaluar për luftën e drejtë që po bëjmë.”
"Nuk ka kufij për amatorizmin dhe populizmin e këtyre njerëzve", shtoi ai, shkruan A2 CNN.
Në përgjigje, Ben-Gvir tha: “Gazetarët do të aplikojnë për miratimin e duhur nga censura, materialet e tyre do t’i nënshtrohen një kontrolli që të sigurojnë se nuk dëmton sigurinë shtetërore dhe më pas do të miratohen”. (A2 Televizion)