Britania e Madhe tërheq stafin e ambasadës nga Irani

Nga A2 CNN
20 Qershor 2025, 17:03 | Bota

Britania e Madhe tërheq stafin e ambasadës nga Irani
Britania e Madhe deklaron se po tërheq stafin nga ambasada e saj në Teheran, duke përmendur situatën aktuale të sigurisë.

"Ne kemi marrë masat paraprake për të tërhequr përkohësisht stafin tonë të Mbretërisë së Bashkuar nga Irani", thuhet në një deklaratë të Zyrës së Jashtme, të Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar.

"Ambasada jonë vazhdon të operojë nga distanca", shkuan A2 CNN.

Më herët gjatë javës, Mbretëria e Bashkuar tha se po tërhiqte përkohësisht anëtarët e familjeve të stafit në ambasadën dhe konsullatën e saj në Izrael për shkak të shqetësimeve për sigurinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos