Errësirë për 7 minuta… gati për eklipsin e mijëvjeçarit!?

Nga A2 CNN
20 Qershor 2025, 17:18 | Bota

Errësirë për 7 minuta… gati për eklipsin e

Një nga ngjarjet më të jashtëzakonshme të astronomisë është parashikuar të ndodhë më 16 korrik 2186, kur pritet të regjistrohet eklipsi total diellor më i gjatë i regjistruar ndonjëherë.

Faza e errësirës së plotë do të zgjasë 7 minuta e 29 sekonda, duke thyer çdo rekord të mëparshëm dhe duke i dhënë këtij fenomeni një rëndësi të veçantë shkencore dhe historike.

Ky eklips do të jetë rezultat i një shtrirjeje të rrallë astronomike: në atë ditë, Toka do të jetë në pikën më të largët nga Dielli, ndërsa Hëna në pikën më të afërt me Tokën. Kjo do të krijojë kushtet ideale për një mbulim të plotë dhe të zgjatur të Diellit.

NASA dhe agjencitë e tjera hapësinore kanë nisur tashmë përgatitjet për misione vëzhguese, si nga Toka ashtu edhe nga hapësira, për të studiuar këtë fenomen. Do të jetë një mundësi e rrallë për të eksploruar në mënyrë të detajuar atmosferën e Diellit, jonosferën e Tokës dhe ndryshimet klimatike të çastit që ndodhin gjatë eklipseve totale.

Rruga e hijes së eklipsit do të kalojë kryesisht mbi Oqeanin Atlantik, por do të prekë edhe disa zona të veçanta tokësore si veriu i Brazilit, Guiana Franceze, disa ishuj të Karaibeve dhe pjesë të Afrikës Perëndimore si Gana dhe Togo. Në këto vende, qielli do të errësohet plotësisht në mes të ditës, yjet do të bëhen të dukshëm dhe temperaturat do të bien ndjeshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos