Tërmet i fortë në Kretë, ja të dhënat paraprake

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2026, 09:04 | Bota

Tërmet i fortë në Kretë, ja të dhënat paraprake

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.8 ballë i shkallës rihter tronditi ishullin jugor të Kretës të dielën në mëngjes, raporton A2CNN. 

Autoritetet greke nuk kanë raportuar për dëme materiale apo të lënduar. 

Instituti Gjeodinamik i Athinës tha se tërmeti u regjistrua në orën 00:33 të mëngjesit rreth 56 kilometra në perëndim të Palaiochora-s, dhe epiqendra e tij ishte në një thellësi prej 29.5 kilometrash.

Kreta është një nga pjesët më të prirura ndaj tërmeteve të Greqisë, e cila nga ana tjetër është një nga zonat më sizmikisht aktive në botë. Në vitin 1999, një tërmet me magnitudë 5.9 goditi Athinën, duke u mare jetën 143 personave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos