Një tërmet me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter ka goditur Tajvanin pak pas mesnatës të së martës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa ndërtesa dhe duke plagosur të paktën 27 persona, sipas autoriteteve lokale.
Gjashtë nga të plagosurit, përfshirë një foshnjë një muajshe, u shpëtuan nga një shtëpi që u shemb në distriktin Nanxi, Tainan. Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima, megjithatë ekipet e shpëtimit vazhdojnë të punojnë dhe të vlerësojnë pasojat e tërmetit.
Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Dapu, në qarkun Chiayi, dhe u regjistrua në një thellësi prej 9.7 kilometrash, sipas njoftimeve nga autoritetet. (A2 Televizion)