Një tërmet i fortë ka goditur, mëngjesin e kësaj të premteje, Turqinë. Mediat turke raportojnë se, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.6 dhe epiqendra e tij ka qenë rrethi Sulusaray i Tokatit.
Tërmeti është ndjerë në krahinat përreth, ndërsa për fat të mirë nuk ka jetë të humbura, por vetëm dëme materiale.
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloğlu, tha gjithashtu se nuk është hasur asnjë situatë negative në urat dhe rrugët në zonën ku ka rënë tërmeti.
“Nuk është hasur asnjë situatë negative në urat dhe rrugët në zonën ku ka rënë tërmeti”, ka thënë ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloğlu.
#SONDAKİKA TOKAT’TA 5,6 BÜYÜKLÜĞÜNDE DEPREM
— 24 TV (@yirmidorttv) April 18, 2024
Tokat Belediye Başkanı Mehmet Kemal Yazıcıoğlu (@mkyazicioglutr): Bu depremde bazı minarelerin yıkıldığı ve bazı evlerinde hasar aldığı yönünde. Ama herhangi bir can kaybı yaşanmadı. Kriz merkezinde olayı yakinen takip ediyoruz. pic.twitter.com/6WdFaABUjI
Ndërkohë që edhe ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya me anë të një postimi në X tha se, “ekipet nga AFAD dhe të gjitha ekipet e institucioneve përkatëse shkuan në vendngjarje”.
Tokat'taki 5,6'lık depremin ardından hasar alan bölgeler görüntülendi. pic.twitter.com/2VT1H3iwBh
— TRT HABER (@trthaber) April 18, 2024
(A2 Televizion)