Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur pas një sulmi vetëvrasës ndaj një baze ushtarake në veri-perëndim të Pakistanit.
Dy sulmues vetëvrasës shpërthyen një pjesë të murit të kompleksit ushtarak, duke mundësuar hyrjen e disa agresorëve të tjerë, të cilët u ndeshën me forcat e sigurisë në përleshje të ashpra.
Sulmi ka ndodhur në qytetin Bannu, në provincën Khyber Pakhtunkhwa, dhe është marrë përsipër nga një grup i lidhur me talebanët pakistanezë.
Autoritetet kanë nisur hetimet, ndërkohë që rritja e dhunës në rajon mbetet një shqetësim i madh. (A2 Televizion)