Sulm mbi një shkollë në jug të Gazës, të paktën 19 viktima

Nga A2 CNN
9 Korrik 2024, 22:12 | Bota

Sulm mbi një shkollë në jug të Gazës, të

Të paktën 19 persona kanë mbetur të vrarë pas një sulmi ajror në një shkolle ku ishin strehuar banorë të zhvendosur pranë Khan Younis në Gazën jugore. Të dhënat i bëri të ditura ministria e Shëndetësisë së Palestinës në Gaza.

Sipas kësaj ministrie, Izraeli targetoi portën e shkollës ku ishin strehuar banorët në qytetin e Abasan, duke e cilësuar atë që ndodhi një masakër të tmerrshme kundër qytetarëve të zhvendosur.”

Sipas raportimeve 53 persona të tjerë mbetën të plagosur dhe numri i viktimave pritet të rritet pasi një pjesë e tyre janë ende duke u transferuar në spitalin Nasser në Khan Younis, sipas ministrisë.

Sulmi vjen vetëm disa ditë pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit lëshuan udhëzime për qindra mijëra njerëz në Khan Younis në jug, Shujaya në Gaza qendrore dhe disa lagje të qytetit të Gazës që të largoheshin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos