Sulm me armë në një shkollë katolike në SHBA

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2024, 19:20 | Bota

Sulm me armë në një shkollë katolike në SHBA

Të paktën 2 persona u vranë dhe 3 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmit me armë në një shkollë katolike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në shkollën “Abundant Life Christian”, që ndodhet në Madison, Wisconsin.

Sipas të dhënave paraprake nga autoritetet, autori i të shtënave më pas e drejtoi armën nga vetja dhe u vetëvra.

Është ende e paqartë nëse viktimat janë nxënës apo pjesë e stafit të shkollës, teksa policia ka rrethuar zonën dhe po heton për persona të tjerë të përfshirë në këtë incident tragjik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos