Tërmet në Modena të Italisë

Nga A2 CNN
9 Korrik 2025, 10:53 | Bota

Tërmet në Modena të Italisë

Një tërmet me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter është regjistruar në Modena të Italisë. Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, epiqendra u lokalizua pranë San Felice sul Panaro, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Lëkundjet nuk raportohet të kenë shkaktuar dëme materiale, por janë ndier në zonën përreth. Disa qytetarë kanë pohuar se tërmeti është ndier deri në Mantova, shkruan A2 CNN.

Autoritetet po monitorojnë situatën, ndërsa ekspertët theksojnë se aktiviteti sizmik në këtë zonë është i zakonshëm, por nuk përjashtohet mundësia e paslëkundjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos