Sulm në Ngushticën e Hormuzit: Goditet anija e tretë tregtare

Nga A2 CNN
22 Prill 2026, 17:30 | Bota

Sulm në Ngushticën e Hormuzit: Goditet anija e tretë tregtare

Një tjetër incident është shënuar këtë të mërkurë në Ngushticën e Hormuzit, ku një anije e tretë mallrash është sulmuar gjatë përpjekjes për të kaluar në këtë korridor strategjik detar.

Sipas firmës së inteligjencës detare Vanguard, anija MSC Francesca, me flamur të Panamasë, u shënjestrua rreth gjashtë milje detare larg brigjeve të Iranit, teksa po lëvizte drejt jugut, nga Ngushtica në drejtim të Gjirit të Omanit.

Raportohet se anija është ndaluar nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, të cilat e kanë urdhëruar të hedhë spirancën.

Sipas të dhënave paraprake, MSC Francesca ka pësuar dëme në trup dhe në pjesën e akomodimit, ndërsa nuk ka ende informacione të tjera për situatën në bord apo për ekuipazhin.

Ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, duke rritur shqetësimet për sigurinë e transportit detar në një nga rrugët më të rëndësishme të tregtisë globale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos