All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Pas sulmeve në Belgorod, Rusia i "kthen reston" Ukrainës, bombardime të ashpra në Kharkiv, 16 viktima

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2023, 12:29 | Bota
All - Paragraf - 1

Pas sulmeve në Belgorod, Rusia i "kthen reston" Ukrainës,

Rusia ka bombarduar ashpër qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv, gjatë natës mes 30 dhe 31 dhjetorit, duke i dëmtuar ndërtesat e banimit, një klinikë mjekësore, një hotel dhe infrastruktura të tjera civile, thanë zyrtarët ukrainas.

All - Paragraf - 3

Kryetari i Kharkivit shkroi në rrjetin social Telegram se sulmi i shkaktoi 16 viktima. Zyra e Prokurorit e Ukrainës tha se 26 njerëz u lënduan. Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, tha se në mesin e viktimave ishte edhe një gazetar nga Britania e Madhe, pa dhënë ndonjë hollësi shtesë.

Njëra nga raketat ruse e goditi hotelin me pesë yje në Harkiv, Palace Hotel. Ushtria e Ukrainës raportoi se sulmi u krye me disa dronë iraninë dhe raketa të shkrepura nga rajoni perëndimor i Rusisë, Belgorod.

Ky sulm ndodhi pak orë pasi autoritetet ruse pretenduan se një sulm ukrainas i vrau 20 civilë në qytetin Belgorod, rreth 25 kilometra larg kufirit të Ukrainës me Rusinë. Rreth 111 njerëz u plagosën, sipas autoriteteve ruse.

Ukraina nuk ka reaguar ndaj këtyre raportimeve. Gjatë një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 30 dhjetor, ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzya, e akuzoi Ukrainën se përdori “municione thërrmuese” gjatë sulmit në Belgorod dhe tha se ai ishte një sulm “i qëllimshëm kundër caqeve civile”.

All - Paragraf - 7

Incidenti në Belgorod ndodhi në një kohë kur Rusia kreu sulme të mëdha ajrore në Ukrainë, duke i vrarë rreth 40 njerëz dhe duke i plagosur mbi 160 të tjerë më 29 dhjetor. Kievi e ka shpallur 1 janarin ditë zie, pasi 19 civilë u vranë vetëm në kryeqytetin ukrainas. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos