Të paktën dy jetë të humbura, një nxënës dhe një mësues, pasi një 15-vjeçare hapi zjarr brenda klasës së një shkolle private në Madison, Uiskonsin. “Autorja është identifikuar si 15-vjeçarja Natalie Rupnow, e cila identifikohej si Samanta”, tha Shon Barnes, shefi i Policisë së qytetit Madison, shkruan A2 CNN.
Autorja e pretenduar, që sipas policisë ishte nxënëse në shkollën kristiane, u vetëqëllua me armë zjarri dhe vdiq si pasojë e plagëve rrugën për në spital. Policia bëri të ditur se nuk I kishte përdorur në asnjë moment armët e veta.
“6 studentë të tjerë dhe një mësues u plagosën dhe dërguan në spital. Dy nxënës mbeten në gjendje kritike për jetën pasi kanë plagë të rënda”, tha Barnes.
Një hetim ka nisur për të zbuluar motivet e kësaj tragjedie me autoritetet e Madison që kërkojnë të behet më shumë për të parandaluar dhunën me armë zjarri. (A2 Televizion)