Autoritetet turke konfirmojnë se të paktën 151 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e tërmetit 6.2 Rihter që goditi rrethinat e Stambollit mëngjesin e së mërkurës.
Sipas të dhënave paraprake, shumica e të lënduarve nuk janë dëmtuar nga shembjet e ndërtesave, por janë hedhur nga katet e larta prej panikut.
Fatmirësisht, nuk raportohen as dëme të mëdha nga ky tërmet, por ekipet e emergjencës janë në terren për t’i ardhur në ndihmë banorëve.
Lëkundjet e tërmetit të mesditës së të mërkurës u ndjenë në disa qytete të Turqisë, por edhe në Greqi. (A2 Televizion)