17 anëtarë të familjes El Chapo dorëzohen tek autoritetet amerikane

Nga A2 CNN
13 Maj 2025, 12:29 | Bota

17 anëtarë të familjes El Chapo dorëzohen tek autoritetet

Shtatëmbëdhjetë të afërm të Joaquín "El Chapo" Guzmán u dorëzuan vullnetarisht te qeveria e Shteteve të Bashkuara të premten  në pikën kufitare San Ysidro, e cila ndan Tijuanën e Meksikës nga San Diego e Kalifornisë. Kjo u raportua në X nga gazetari meksikan Luis Chaparro, i specializuar në krimin e organizuar.

Midis të afërmve ishin edhe Griselda López, ish-gruaja e dytë e shefit dhe nëna e Ovidio Guzmán López, i njohur ndryshe si "El Ratón" (Miu), i ekstraduar në Shtetet e Bashkuara në vitin 2023, një vajzë dhe disa nipër e mbesa të ish-liderit të Kartelit Sinaloa, i dënuar me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara.

Chaparro postoi imazhe në mediat sociale ku shihen 17 të afërmit e El Chapos me valixhe që presin të dorëzohen te FBI-ja. Më 6 maj, Ovidio Guzmán López arriti një marrëveshje me autoritetet amerikane për të pranuar fajësinë për disa akuza për trafik droge para një gjykatësi federal në Çikago. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos