Gjermania arreston 4 udhëheqës të grupit ekstremit të djathtë "Mbretëria e Gjermanisë"

Nga A2 CNN
13 Maj 2025, 10:15 | Bota

Gjermania arreston 4 udhëheqës të grupit ekstremit të

Qeveria gjermane njoftoi se ka arrestuar katër udhëheqës të një organizate ekstremiste të ekstremit të djathtë që e quan veten "Mbretëria e Gjermanisë", e cila synonte të minonte rendin demokratik të vendit. Qindra forca sigurie në disa rajone kontrolluan pronat e shoqatës dhe shtëpitë e anëtarëve të saj kryesorë.

Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt bwri tw ditur se grupi i ekstremit të djathtë "Königreich Deutschland" ("Mbretëria e Gjermanisë"), një fraksion brenda të ashtuquajturës lëvizje "Reichsbürger" (Qytetarët e Rajhut) , po përpiqet të krijojë një "kundërshtet" brenda Gjermanisë.

Ndalimi erdhi ndërsa policia të martën kreu bastisje në pronat e anëtarëve kryesorë të grupit në shtatë shtete gjermane, duke bërë katër arrestime, përfshirë atë të Peter Fitzek, monarkut të vetëshpallur të "Mbretërisë".

Autoritetet e sigurisë besojnë se Fitzek e ka themeluar grupin në vitin 2012.

Duke justifikuar ndalimin e grupit, ministri Dobrindt tha: "Anëtarët e kësaj shoqate kanë krijuar një 'kundërshtet' në vendin tonë dhe kanë ndërtuar struktura ekonomike kriminale."

"Në këtë mënyrë, ata minojnë sundimin e ligjit dhe monopolin e Republikës Federale mbi përdorimin legjitim të forcës. Në të njëjtën kohë, ata përdorin narrativa konspirative antisemite për të mbështetur pretendimin e tyre të supozuar për autoritet", theksoi ai.

Sipas Dobrindt, grupi "Mbretëria e Gjermanisë", i cili thuhet se ka rreth 6,000 anëtarë, është shoqata më e madhe brenda skenës Reichsbürger , mbështetësit e së cilës mohojnë legjitimitetin e Republikës Federale të Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore.

Ky qëndrim i bën disa anëtarë të refuzojnë kërkesat e bëra nga autoritetet ligjore, të tilla si gjobat dhe taksat. Ata njihen gjithashtu për shtypjen e pasaportave dhe patentave të tyre.

Autoritetet e sigurisë në Gjermani i kanë kushtuar vëmendje të shtuar lëvizjes vitet e fundit, për shkak të frikës nga potenciali i saj i dhunshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos