Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 6,419 janë plagosur gjatë festimeve të festivalit të zjarrit Chaharshanbe Suri në Iran.
Festimet e festivalit nisën të mërkurën me zjarre, fishekzjarrë, madje edhe mjete shpërthyese të punuar në mënyrë artizanale.
Pavarësisht paralajmërimeve nga policia se do të përdornin dron për të monitoruar përdorimin e mjeteve piroteknike, disa vdekje janë regjistruar në incidente.
Shërbimet e urgjencës mjekësore të Iranit raportuan 21 vdekje në të gjithë Iranin teksa 6,419 persona të tjerë kishin kërkuar ndihmë mjekësore. Në mesin e të plagosurve, 18 persona janë në gjendje të rëndë.
Chaharshanbe Suri festohet të mërkurën e fundit para Nevruzit, Viti i Ri Persian që shënon ardhjen e pranverës. (A2 Televizion)