2,387 të vrarë nga sulmet izraelite në Liban që nga fillimi i luftës

Nga A2 CNN
20 Prill 2026, 20:21 | Bota

2,387 të vrarë nga sulmet izraelite në Liban që nga fillimi

Sulmet izraelite në Liban kanë vrarë të paktën 2,387 persona që nga fillimi i marsit, njoftoi qeveria libaneze në një bilanc të ri.

Njësia e menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë e vendit shtoi se 7,602 persona janë plagosur gjatë të njëjtës periudhë.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit 10-ditor midis Izraelit dhe Hezbollahut të premten, autoritetet dhe ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë trupa nga rrënojat e ndërtesave në zonat që u u goditën rëndë nga sulmet izraelite.

Libani u përfshi në luftën SHBA-Izrael kundër Iranit më 2 mars, pasi Hezbollahu, i rreshtuar me Teheranin, lëshoi raketa drejt Izraelit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos