
Presidenti Donald Trump deklaroi të hënën se beson që marrëveshja bërthamore që SHBA-ja po negocion aktualisht me Iranin do të jetë superiore ndaj marrëveshjes ndërkombëtare të vitit 2015, e cila synonte kufizimin e programit bërthamor të Teheranit.
“Marrëveshja që po bëjmë me Iranin do të jetë SHUMË MË E MIRË se JCPOA, e njohur zakonisht si 'Marrëveshja Bërthamore me Iranin',” shkroi Trump në një postim në rrjetet sociale. Ky reagim erdhi pas kritikave nga demokratët dhe disa ekspertë bërthamorë, të cilët pretendojnë se ai po nxiton negociatat mbi një temë jashtëzakonisht komplekse. (A2 Televizion)