27 palestinezë u vranë brenda një shkolle, Izraeli sulmon Gazën, mbi 100 viktima në një ditë të vetme

Nga A2 CNN
4 Prill 2025, 15:24 | Bota

27 palestinezë u vranë brenda një shkolle, Izraeli sulmon

Lufta në Rripin e Gazës po sjell bilance të frikshme. Të paktën 27 palestinezë janë vrarë pasi ushtria e Izraelit bombardoi një shkollë në veri të enklavës, që shërbente si vendstrehim për familjet e zhvendosura. Shumica prej tyre ishin gra dhe fëmijë. Këtë e konfirmon ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

Dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur pas sulmit. Ushtria izraelite pretendon se bombardoi një strehë terroristësh që shërbente si qendër kontrolli për komandën e Hamasit, por pa përmendur se ishte një shkollë. Më herët, autoritetet palestineze raportuan për mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite gjatë 24 orëve të fundit. Ushtria e Tel Avivit ka zgjeruar hartën e veprimit në Rripin e Gazës me synimin për të pushtuar edhe më shumë tokë të Palestinës.

Autoritetet izraelite mbrohen duke pretenduar se ka shënjestruar vetëm zona të përdorura nga Hamasi, që po planifikonte sulme kundër civilëve dhe ushtarëve të Izraelit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos