4000 trupa amerikane rrethojnë Amerikën Latine, nis zbatimi i planit të Trump kundër karteleve

Nga A2 CNN
15 Gusht 2025, 20:57 | Bota

4000 trupa amerikane rrethojnë Amerikën Latine, nis zbatimi i planit

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë më shumë se 4,000 marinsa në ujërat përreth Amerikës Latine dhe Karaibeve, si pjesë e një përpjekjeje të shtuar për të luftuar kartelet e drogës. Ky është një demonstrim i qartë force, që i jep presidentit një sërë opsionesh ushtarake nëse ai vendos të ndërmarrë veprime kundër karteleve.

Në kuadër të kësaj dislokimi, grupi amfib i gatshëm Iëo Jima Amphibious Ready Group dhe Njësia Detare e 22-të janë vendosur në Komandën Jugore të SHBA-ve. Përveç tyre, në rajon janë dërguar edhe një nëndetëse bërthamore, avionë zbulimi P8 Poseidon dhe një kryqëzor me raketa.

Një burim i tretë tha se ky forcim ushtarak ka për qëllim adresimin e kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare amerikane nga organizata të posaçme të emërtuara si narco-terroriste.

Dislokimi i Njësisë Ekspeditare Detare ka ngritur shqetësime tek disa zyrtarë të mbrojtjes, të cilët thonë se marinsat nuk janë të trajnuar për operacione kundër trafikimit të drogës dhe do të kenë nevojë për mbështetje të konsiderueshme nga Roja Bregdetare.

Një memorandum i mëparshëm, i nënshkruar nga Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, e përshkruante mbrojtjen e atdheut si “prioritetin kryesor” të ushtrisë, dhe udhëzonte Pentagonin të “mbyllë kufijtë, të zmbrapsë format e pushtimit si migracioni i paligjshëm masiv, trafikimi i drogës dhe qenieve njerëzore, si dhe të dëbojë emigrantët e paligjshëm në koordinim me Departamentin e Sigurisë Kombëtare”.

Në të njëjtin memorandum përmendej edhe kërkesa për “opsione të besueshme ushtarake” për të garantuar akses të lirë të SHBA-ve në Kanalin e Panamasë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos