4,5 trilionë dollarë, Dhoma e Përfaqësuesve miraton ‘Projektligjin e Madh dhe të Bukur’ të Trump

Nga A2 CNN
3 Korrik 2025, 21:10 | Bota

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka dhënë miratimin përfundimtar për projektligjin e madh të taksave të Donald Trump dhe ia ka dërguar Presidentit Amerikan për nënshkrim.

Sipas mediave të huaja, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve e çuan projektligjin e Presidentit Donald Trump prej 4.5 trilionë dollarësh për lehtësimin e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve për miratimin përfundimtar në Kongres të enjten.

Ky projektligj kishte kapërcyer disa pengesa për t’u miratuar përpara 4 korrikut, që është edhe përvjetori i Pavarësisë së SHBA-ve.

Votimi i ngushtë, 218-214, erdhi me një kosto potencialisht të lartë politike, me dy republikanë që iu bashkuan të gjithë demokratëve kundër. Udhëheqësit e Partisë Republikane punuan gjatë gjithë natës dhe vetë presidenti mbështeti një grusht skeptikësh që të hiqnin dorë nga kundërshtimi i tyre dhe t’ia dërgonin projektligjin Trump për ta nënshkruar.

Udhëheqësi demokrat Hakeem Jeffries i Nju Jorkut vonoi votimin duke mbajtur fjalën për më shumë se tetë orë me një fjalim rekord kundër projektligjit, shkruan A2 CNN.

“Kemi një punë të madhe për të përfunduar”, tha Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson. “Me një projektligj të madh dhe të bukur, ne do ta bëjmë këtë vend më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë se kurrë më parë”, shtoi ai, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos