6 republikanë tradhtuan Presidentin, Kongresi bllokon me votë tarifat e Trump kundër Kanadasë

Nga Xhevahir Qardaku
12 Shkurt 2026, 18:17 | Bota

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA, me shumicë republikane, ka sfiduar presidentin Donald Trump duke votuar në favor të bllokimit të tarifave doganore ndaj Kanadasë.

Gjashtë ligjvënës republikanë iu bashkuan demokratëve për të ndalur masën ndëshkuese, e cila u miratua me 219 vota pro dhe 211 kundër dhe tani kalon për shqyrtim në Senat.

Pak para votimit, Trump kishte paralajmëruar republikanët se kushdo që do të votonte kundër tarifave do të ndëshkohej politikisht në zgjedhje dhe në primare. Presidenti amerikan ka mbrojtur tarifat si mjet për forcimin e sigurisë ekonomike dhe kombëtare, duke akuzuar Kanadanë se “është përfituese prej dekadash” në tregti.

Demokratët, nga ana tjetër, e akuzojnë administratën se po rrit koston e jetesës për qytetarët dhe parashikojnë pasoja elektorale për republikanët në zgjedhjet e vitit 2026. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos