74-vjeçares i bie tulla në kokë teksa pastronte borën para shtëpisë, vdes rrugës për në spital

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2024, 09:02 | Bota

74-vjeçares i bie tulla në kokë teksa pastronte borën para

Një 74-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht në Nju-Jork, pasi u godit nga një tullë në kokë, teksa po pastronte borën para hyrjes së shtëpisë së saj.

Një kamera sigurie ka regjistruar momentin e rënies së tullës dhe plagosjes me vdekje të 74-vjeçares, Dale Singer.

Sipas një fqinji të gruas, ajo jetonte në një apartament në pallat me bashkëshortin dhe vajzën e tyre.

Oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje e gjetën 74-vjeçaren pa ndjenja dhe një ambulancë e dërgoi në spital në gjendje kritike për jetën.

Për fat të keq, gruaja nuk mundi të duronte plagëve të marra dhe humbi jetën, njoftojnë mediat e huaja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos