All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Sulmet vdekjeprurëse ndaj gardianëve, Kolumbia shpall emergjencë në burgje

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2024, 08:57 | Bota
All - Paragraf - 1

Sulmet vdekjeprurëse ndaj gardianëve, Kolumbia shpall emergjencë

Kolumbia ka shpallur një “emergjencë ” mbarëkombëtare në burgje, pas një sërë sulmesh ndaj gardianëve që lanë një të vdekur. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Drejtësisë. Masa vjen pasi një roje u qëllua nga dy burra me motor në hyrje të një burgu në Kartagjenën veriore, më 10 shkurt.

All - Paragraf - 3

Sulme të tjera kanë ndodhur në departamentin jugperëndimor të Valle del Cauca, ku autoritetet raportuan se disa roje u plagosën. Mediat lokale thanë se ata ishin qëlluar në një sulm, njoftojnë mediat ndërkombëtare.

“Sapo kemi miratuar unanimisht shpalljen e një emergjence burgu për të rritur sigurinë", tha në një konferencë shtypi Ministri i Drejtësisë Nestor Osuna.

Ai shtoi se, masat kishin për qëllim mbrojtjen e jetës dhe integritetit të rojeve të burgut dhe zhdukjen e plotë të zhvatjes dhe korrupsionit, që vjen nga burgjet.

All - Paragraf - 6

Para valës së sulmeve, sindikata e gardianëve të burgut kishte kërcënuar se do të hynte në grevë, nëse nuk merreshin masat. Osuna tha se një prokuror special do të caktohet për të hetuar vrasjet e rojeve të burgut dhe një tjetër për të trajtuar zhvatjen dhe korrupsionin në burg. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos