
Tetë persona, përfshirë dy punonjës të Boeing, kanë humbur jetën pasi një bombardues B-52 i Forcave Ajrore Amerikane u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga Baza Ajrore Edëards në Kaliforninë jugore.
Incidenti ndodhi në orën 11:20 sipas orës lokale të hënën, ndërsa avioni kishte qenë në një mision provë rutinë. Përplasja shkaktoi një re të madhe tymi të zi në ajër që mund të shihej për kilometra të tëra.
"Sot, Baza Ajrore Edwards përjetoi një tragjedi të tmerrshme dhe humbëm tetë amerikanë të shkëlqyer", tha Koloneli James Hayes, duke i përshkruar ata si një "ekip të përzier ushtarakësh, civilësh qeveritarë dhe kontraktorësh qeveritarë".
Baza më parë tha se nga rrëzimi nuk kishte të mbijetuar, ndërsa ka pezulluar përkohësisht operacionet.
B-52 kishte mbështetur programin e modernizimit të radarit të bazës dhe u rrëzua menjëherë pas ngritjes dhe shpërtheu në flakë.
Ende nuk është përcaktuar asnjë shkak dhe nuk do të përcaktohet deri pas një sërë hetimesh, të cilat mund të zgjasin deri në 30 ditë. Hetimet e mëtejshme për analizën e shkakut mund të zgjasin më shumë se gjashtë muaj, tha Hayes. (A2 Televizion)