Adoleshentet po vrasin ushtarët ukrainas! Akuza: Rekrutohen nga shërbimet sekrete të Rusisë

Nga Rosalba Bejdo
11 Qershor 2026, 13:36 | Bota

Adoleshentet po vrasin ushtarët ukrainas! Akuza: Rekrutohen nga

Rusia po rekruton vajza adoleshente ukrainase për të vrarë personelin ushtarak në vend. Akuza e fortë ngrihet nga shefi i policisë në Ukrainë, Ivan Vyhivskyi, pas arrestimit të një 17-vjeçare te dyshuar për vrasjen e një ushtaraku me urdhër të një agjenti rus. Në një intervistë të publikuat të mërkurën nga portali Cenzor.NET, shefi i policisë kombëtare tha se gjatë këtij viti kanë ndodhur gjashtë raste të vrasjeve me pagesë të organizuara përmes aplikacionit të mesazheve Telegram, njëra prej të cilave u parandalua.

“Po flasim për vrasje të planifikuara, të organizuara nga shërbimet sekrete të shtetit agresor dhe të kryera nga shtetas ukrainas”, tha ai, përcjell A2 CNN.

Po ashtu shërbimet ruse të sigurisë e akuzojnë Kievin se po rekruton shtetas rusë për të kryer sulme me bomba në Rusi, ndërsa inteligjenca ushtarake ukrainase ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e disa oficerëve të lartë rusë që nga nisja e luftës në shkurt të 2022-shit.

Vyhivskyi tha se rekrutuesit rusë gjenin vajza të reja përmes platformave të mesazheve, duke u premtuar atyre para dhe duke koordinuar veprimet e tyre nga distanca. Sipas tij, vajzave u jepej udhëzimi të kërkonin personel ushtarak ukrainas në faqet e takimeve online, ndërsa merrnin para nga drejtuesit e tyre për të marrë me qira apartamente ku do t’i takonin ata.

Ai tha gjithashtu se atyre u tregohej se ku mund të siguronin metadon, një opioid sintetik që përdoret si qetësues dhimbjesh, por që mund të jetë vdekjeprurës në doza të larta, për ta hedhur fshehurazi në pijet e viktimave. Më shumë se 1.100 ukrainas janë akuzuar për zjarrvënie, terrorizëm ose sabotim, duke tradhtuar vendin e tyre gjatë luftës, ka bërë të ditur shërbimi i sigurisë i Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos