Nëse gjithmonë keni dashur që të ëndërroni në një shtëpi “Up” të mbajtur pezull nga një tufë gjigante tullumbacesh, apo të festoni me Kevin Hart apo Doja Cat, Airbnb mund t’ua kthejë dëshirat në realitet.
Kompania prezantoi të mërkurën një kategori të re ikonash, një koleksion eventesh që do të drejtohen nga emra të mëdhenj të muzikës, filmit, televizionit, artit dhe sportit.
“Këto ikona do t’ju dërgojnë në botë që mund të kenë ekzistuar vetëm në imagjinatën tuaj, deri më tani,” tha në një deklaratë Brian Chesky, bashkëthemelues i Airbnb.
“Teksa jeta bëhet gjithnjë e më shumë digjitale, ne jemi fokusuar që t’ju sjellim më shumë magji në botën e vërtetë. Me Ikonat, ne kemi krijuar eksperiencat më të jashtëzakonshme në botë."
Në këtë kategori do të gjeni, një nga shtëpitë më ikonike të Disney dhe Pixar, “Up”, e cila siç mund të pritet, rri pezull në ajër.
Shtëpia, e vendosur në Abiquiu, Neë Mexico, mbahet pezull nga një vinç dhe mbi çati ka mbi 8, 000 tollumbacë.
Dhomat mund t’i gjeni në platformën e Airbnb dhe të gjitha kushtojnë nën 100 dollarë për person. Por, vetëm një numër shumë i limituar. (A2 Televizion)