“Rënia e Chasiv Yar, çështje ditësh”! Kievi, thirrje qytetarëve: Mos shkoni në Kisha për Pashkë

Nga Xhevahir Qardaku
3 Maj 2024, 14:27 | Bota

Marrja e Chasiv Yar nga ushtria ruse është vetëm çështje kohe. Alarmi është ngritur nga Inteligjenca e mbrojtjes së Ukrainës. Në një intervistë për median britanike The Economist, Përfaqësuesi i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Vadim Skibicki tha se marrja e Chasiv Yar do të përbënte një pikë kthese për luftën në Ukrainë.

“Vendndodhja e Donetskut është çelësi për avancimin e mëtejshëm të forcave të Kremlinit drejt qyteteve të fundit të mëdha të rajonit të Donetskut. Dhe Chasiv Yar mund të përsërisë fatin e Avdiivkës, i cili u shkatërrua plotësisht nga rusët: nuk do të ndodhë "as sot dhe as nesër, sigurisht, por gjithçka varet nga rezervat dhe furnizimet tona", tha Vadym Skibitsky, kreu i Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës.

Gjeneral Skibicki paralajmëron vendet perëndimore për ofensivën e re ruse, e cila sipas tij do të fillojë në fund të majit ose në fillim të qershorit. Sipas tij, qyteti kryesor që synohet nga Rusët është Kharkivi, një qytet me 1.2 milion banorë.

“Sido që të jetë, ditët e zeza janë përpara për Kharkivin”, tha Skibitsky. Gjenerali Skibicki thotë se nuk sheh ndonjë mënyrë që Ukraina ta fitojë luftën e vetme në fushën e betejës.

“Edhe nëse do të ishte në gjendje t'i shtynte forcat ruse prapa në kufij - një perspektivë gjithnjë e më e largët - nuk do t'i jepte fund luftës. Luftëra të tilla mund të përfundojnë vetëm me traktate”.

Vadym Skibitsky, kreu i Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës.

Sakaq, autoritetet e Kievit kanë këshilluar qytetarët që të mos vizitojnë kishat gjatë festimeve të Pashkëve, pasi grumbullimet mund të bëhen objekt i sulmeve ruse. Me rastin e festës së Pashkëve Ortodokse, masat e sigurisë do të intensifikohen në kryeqytet. Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje banorëve që të ndjekin shërbimin fetar në internet. Rusia e ka shtyrë Ukrainën në prapavijë në fushën e betejës, ndërsa Kievi përballet me mungesën e trupave dhe municioneve kundër një armiku më të madh. Problemet e Ukrainës janë përkeqësuar për muaj të tërë ndërsa ushtria priste ndihmën e re jetike ushtarake nga Shtetet e Bashkuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos